LAJMI I FUNDIT:

Varianti Omicron i COVID-19 kishte arritur javë më parë në Holandë

Varianti Omicron i COVID-19 kishte arritur javë më parë në Holandë

Varianti i ri COVID-19, Omicron ishte i pranishëm në shtetin holandez një javë përpara se disa pasagjerë të ardhur nga Afrika e Jugut të bartnin virusin, thanë të martën zyrtarët shëndetësorë holandezë, duke vënë në pikëpyetje afatin kohor të përhapjes së variantit në Evropë.

Varianti Omicron u konfirmua në dy mostra testimi të marra më 19 nëntor dhe 23 nëntor, tha të martën Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM), raporton cnn.


Autoritetet holandeze më parë besonin se rastet e para të variantit Omicron kishin mbërritur më 26 nëntor pasi 14 pasagjerë të fluturimit nga Johannesburg dhe Capetown rezultuan pozitivë, transmeton Telegrafi.

CEO i BioNTech, Sahin: Vaksina Pfizer ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje ndaj rasteve të rënda nga Omicron
Lexo po ashtu CEO i BioNTech, Sahin: Vaksina Pfizer ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje ndaj rasteve të rënda nga Omicron

Omicron, i njohur gjithashtu si B.1.1.529, ka një numër jashtëzakonisht të lartë të mutacioneve, duke shkaktuar frikën se mund të shmangë vaksinat dhe të zgjasë pandeminë.

Dy rastet e reja të zbuluara në Holandë e çojnë numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në vend në 16, tha RIVM. Të paktën 20 vende dhe territore kanë konfirmuar raste të variantit Omicron deri më tani, ku më i fundit është Brazili.

Të paktën 70 vende, mes tyre Shtetet e Bashkuara, vendosën kufizime të reja udhëtimi nga disa vende afrikane pasi Omicron u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët afrikano-jugor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori