Në fillim të kësaj jave Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka dërguar në Gjermani 282 mostra për detektim të varianteve të reja të COVID-19, përkatësisht të mutacionit kolumbian “Mu”, rezultatet e të cilave pritet të vijnë javën e ardhshme.
Infektologu Hamdi Ramadani ka folur në lidhje me këtë variant të coronavirusit, duke shpjeguar se deri më tani në Kosovë nuk ka pasur ndonjë rast me këtë variant.
Ai shpjegoi se në vendin tonë më dominues për momentin është varianti Delta.
“Në botë ekzistojnë katër variante të coronavirusi, COVID-19. Deri më sot është varianti alfa më dominanti, që ka prekur 193 vende, pastaj është tash ky Delta që po dominon për momentin, ku ka prekur diku rreth 170 vende të botës dhe kohëve të fundit, ose më saktësisht nga janari është identifikuar edhe një lloj tjetër i virusit, në Kolumbi, që njihet si varianti virusale e coronavirusit i quajtur ‘Mu’”, tha Ramadani për Telegrafin.
Ai tutje shtoi se ky virus është duke u monitoruar nga janari i këtij viti, ndërkaq theksoi se brenda pak kohe mund të dihet nëse ky variant është më i rrezikshëm se varianti Delta.
“Ende nuk ka diçka të konfirmuar ose të dhëna. Por, ky variant ekziston nga janari, është në monitorim nga mjekët në botë dhe pritet që brenda pak kohe të jepen të dhëna ma të detajuara, për shkaqet dhe dëmet që i bën, se sa mund të jetë i rrezikshëm, a është apo jo më i rrezikshëm se varianti Delta”, theksoi Ramadani.
Ramadani shpjegoi se, “është raportuar se edhe shumë vende të tjera të Amerikës së Jugut janë të identifikuar, pra është i pranishëm ky virus dhe në disa vende në Evropë. Në mjekësi njihet si B.1.621,dhe në popull njihet si varianti ‘Mu'”.
Siç tha Ramadani “tash për tash ky virus nuk ka informacione, por shkencëtaret janë duke e monitoruar dhe besoj se për disa javë OBSH-ja ose mjekët botëror do të japin informacione më të detajuara dhe pasqyrën klinike, si po i prek në bazë të moshës, simptomatologjia, qasja në të infektuarit që kanë vaksinë”.
Tutje, ai u shpreh se, “në vendin tonë nuk është ky virus, nuk besoj që mund të gjendet edhe për një kohë”.
“Është në disa vende të Amerikës dhe të Evropës, por baza, qendra është shteti i Kolumbisë, që as ky shtet nuk ka dhënë shumë të dhëna për të. Tash për tash nuk mund të flasim shumë për të. Ajo që dihet është se vaksina mbron ndaj varianteve të coronavirusit”, tha infektologu Ramandani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por në Qeveri mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”
Voziti me fëmijë në prehër – policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Bytyqi: Një vit e gjysmë punuam në planin e rritjes, të ndërmarrim të gjitha proceset reformuese
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City