LAJMI I FUNDIT:

Varësia ndaj tyre i shkakton probleme shëndetësore – “heroi” i lojërave elektronike ‘pensionohet’ në moshën 23-vjeçare

Varësia ndaj tyre i shkakton probleme shëndetësore – “heroi” i lojërave elektronike ‘pensionohet’ në moshën 23-vjeçare

Lojtari më i famshëm i lojërave elektronike të Kinës, Jian Zihao, zyrtarisht është pensionuar nga lojërat në moshën 23 vjeç.

Ai kishte qenë një lojtar profesionist që nga viti 2012, duke luajtur League of Legends nën emrin e “Uzi”.


Vendimi i tij u njoftua në faqen kineze të mediave sociale Weibo, ku ai ka pesë milionë ndjekës, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Varësia ndaj lojërave shihet si një problem i madh në Kinë dhe qeveria shpesh e lidh atë me shëndetin e fëmijëve.

Në nëntor, ajo vendosi një shtetrrethimi në lojërat online për nën-18 vjeç, duke i ndaluar ata të luanin midis 22:00 dhe 08:00.

Në një mesazh për fansat, Uzi – i njohur me nofkën “Mad Dog” për stilin e tij të lojës agresive – tha: “Me keqardhje po ju informoj se kam marrë vendim për të dalë në pension”.

“Si rezultat i qëndrimit zgjuar me vite, një dietë yndyrore dhe të qenit nën stres të pakapërcyeshëm, vitin e kaluar zbulova se isha diabetik tip-2”.

Ai vazhdoi duke thënë se kishte ndryshuar orarin e tij të punës, kishte ushtruar dhe “marrë ilaç”, por që situata e tij nuk kishte ndryshuar.

“Gjendja ime mendore nuk është aq e mirë sa ishte më parë”, tha ai.

“Doktori më ka thënë që nëse vazhdoj, mund të ketë komplikime serioze. Faleminderit fansave të mi për përkrahjen dhe shoqërimin tuaj gjatë gjithë këtyre viteve”.

Kina është tregu i dytë më i madh i lojërave në botë, por qeveria ka thënë vazhdimisht se lojërat video prekin negativisht të rinjtë.

Organizata Botërore e Shëndetit e njeh “çrregullimin e lojërave” si një gjendje të shëndetit mendor, por manuali i Shoqatës së Psikiatrisë Amerikane nuk e rendit zyrtarisht, duke e përmendur atë si një kusht për “studim të mëtutjeshëm”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Kalo në kategori