Shkencëtarë të shumtë mjekësorë, mbrojnë idenë e ekzistencës së mundshme të një procesi-shkaktar të kancerit në brendësi të karakterit të njeriut.
Po kështu gjendje të tilla si melankolia, dëshpërimi, depresioni etj. fare lehtë mund të shkaktojnë ndryshime hormonale, të cilat do të godasin me mënyrën e tyre organizmin.
Këto reagime hormonale shpesh krijojnë kushtet e duhura për zhvillimin e kancerit.
Një tjetër shkencëtar që është marrë me këtë temë, Gross ka pohuar përmes studimeve të tij, se sa herë njerëzit shtypin ndjenjat e tyre aq më shumë ata rrisin mundësinë për kancer, sidomos gratë në rastin e kancerit të mitrës apo të gjirit.
Ndonëse në jetën e zakonshme njerëzit të cilët shtypin ndjenjat e tyre konsiderohen si të përmbajtur, të qetë, të vlefshëm pasi nuk krijojnë probleme apo shmangin përplasjet, për ta, shkencëtari Goss, ka mendim krejt të kundërt.
“Njerëzit me karakter (d.m.th. këta të mësipërmit) kanë shumë më tepër mundësi për të shfaqur kancer se ata të cilët bëjnë shamatë, thyejnë gjithçka përreth etj.”, është shprehur diku ai me humor.
Sipas Goss, këta njerëz me “karakter” bëjnë shumë përpjekje për të mbajtur brenda tyre zemërimin, tensionin etj. me qëllim që të jenë në rregull përpara shoqërisë, por në fakt i bëjnë dëm vetes.
Shfajësimi i heroit që mishëron Woody Allen në filmin “Manhatan” zbulon mendimin e përgjithshëm për sa i përket ndikimit të karakterit në zhvillimin e kancerit: “Nuk mund të mos nxjerr jashtë zemërimin tim. Ky është një nga problemet që kam. Përndryshe, do të prodhojë kancer”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur