LAJMI I FUNDIT:

Vapa shënon viktimën e parë në Kuçovë

Vapa shënon viktimën e parë në Kuçovë

Një 77 vjeçar nga Ferma Partizani në qytetin e Kuçovës është viktima e parë e vapës së padurueshme të kësaj vere në qytetin e Kuçovës.

Kryefamiljari është gjetur pa ndjenja në rrugë, disa kilometra larg nga banesa e tij, nga kalimtarët e rastit, raporton tch.


Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, por mjekët e spitalit deklarojnë se 77-vjeçari mbërriti në gjendje të vdekur në spital.

Pas ekzaminimit mjekoligjor të viktimës, është deklaruar se vdekja ka ardhur për shkak të “kardiomiopisë së dilatuar” e quajtur ndryshe “zmadhimi i zemrës”.

Sipas mjekëve, kjo diagnozë prek të sëmurët kronikë me zemër dhe vjen si rezultat i dehidratimit për shkak të mospërballimit të temperaturave të larta.

Ferit Kuçi,77-vjeç,nga Ferma Partizani në Kuçovë,ka shënuar sot edhe viktimën e parë nga vapa në qarkun e Beratit,ku 3 ditët e fundit temperaturat kanë arritur në mbi 40 gradë celsius, ndërkohë që në qytetin e Kuçovës termometri këto ditë ka arritur në 41 gradë celsius, për shkak të puseve të naftës.

a

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori