LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk po ‘çmendet’ nga dy bashkëlojtarët e Liverpoolit që vazhdojnë të tallen me të, duke ia përmendur fjalët e Messit

Van Dijk po ‘çmendet’ nga dy bashkëlojtarët e Liverpoolit që vazhdojnë të tallen me të, duke ia përmendur fjalët e Messit

Mbrojtësi holandez i Liverpoolit, Virgil van Dijk po “çmendet” nga një tallje e Lionel Messit që dy bashkëlojtarët e Liverpoolit vazhdojnë t’ia përsërisin.

Van Dijk është në sezonin e tij të parë si kapiten i Reds pas largimit të Jordan Henderson dhe u ngriti lartë trofeun pas fitimit të Carabao Cup të dielën.

Një lider natyral, ish-lojtari i Celtic Glasgow dhe Southampton kërkon respektin e bashkëlojtarëve të tij.


Por, kjo nuk do të thotë se ai është imun ndaj të qenit ‘kolegë’. Nënshkrimi i verës, Alexis Mac Allister ka zbuluar se ai dhe Mo Salah vazhdojnë t’i thonë Van Dijk fjalët ‘Anda Pa Alla Bobo’ – që është e njëjta frazë që Messi i zemëruar i tha Wout Weghorst në çerekfinalen pikante të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Holandës në vitin 2022.

“Unë dhe Salah, gjatë gjithë ditës po themi ‘Anda Pa Alla Bobo!’ [Çfarë po shikon budalla] tek Van Dijk. Po e çmendim dhe këtë e bëjmë edhe mes nesh”, ka thënë Mac Allister për programin ‘Can Pass’ të DS Sports.

Messi u zemërua me ish-lojtarin e huazuar të Manchester United, Weghorst, pasi Argjentina eliminoi Holandën në penallti.

Temperaturat u ndezën në lojë, me 15 kartonë të verdhë të treguar nga gjyqtari Antonio Mateu Lahoz.

Tensione edhe pas ndeshjes Holandë – Argjentinë, Messi i thotë Weghorstit: Çfarë po shikon, largohu nga këtu budalla
Lexo po ashtu Tensione edhe pas ndeshjes Holandë – Argjentinë, Messi i thotë Weghorstit: Çfarë po shikon, largohu nga këtu budalla

Messi bëri një festë para syve të trajnerit Louis van Gaal dhe më pas Weghorst deshi të marr ‘hak’ pas ndeshjes.

Ai në thelb i tha atij: “Ik nga këtu budalla!” në spanjishten e tij amtare teksa po jepte një intervistë pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Kalo në kategori