LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk e ngrit në qiell Darwin Nunezin: Ai është një fenomen, por duhet të mësoj nga Firmino

Van Dijk e ngrit në qiell Darwin Nunezin: Ai është një fenomen, por duhet të mësoj nga Firmino

Liverpooli e ka nisur mbarë sezonin e ri duke fituar Superkupën e Anglisë.

The Reds triumfuan në Superkupë duke mposhtur Manchester Cityn me rezultat 3-1, në një ndeshje ku shënoi edhe transferimi i ri i The Reds, Darwin Nunez.

Sulmuesi uruguaian iu bashkua gjigantit anglez këtë verë nga Benfica, derisa pritjet për të janë tejet të mëdha.


E mbrojtësi Virgil Van Dijk e ka cilësuar si fenomen uruguaianin, por i ka dhënë këshilla që të merr mësim nga Roberto Firmino.

“Nunez është fenomen, por ai duhet të vazhdojë të punojë fort dhe të mësojë. Ai mund të mësojë shumë nga Firminho. Bobby është një ndër më të mirët në rolin e tij, Nunez mund të përfitojë dhe mësojë shumë gjëra prej tij”, deklaroi Van Dijk.

“Ne kemi një stil loje ku sulmuesit i duhet të bëjë shumë edhe në aspektin mbrojtës, diçka që sulmuesit e rinj duhet ta kenë të qartë. Nunez mund të mbrojë nga lart, duke bërë presion te kundërshtarët”.

“Duke llogaritur të gjithë bagazhin e tij teknik mund të them se ai është një vlerë e shtuar e skuadrës tonë. E nisi mirë, por është vetëm fillimi. Gjithsesi, ne kemi besim se do të shënojë shumë për Liverpoolin”, u shpreh qendërmbrojtësi holandez.

23-vjeçari iu bashkua The Reds nga Benfica për shumën e 75 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Kalo në kategori