LAJMI I FUNDIT:

Valuta Euro i humb Bankës së Shqipërisë rreth 6 miliardë lekë në vit

Valuta Euro i humb Bankës së Shqipërisë rreth 6 miliardë lekë në vit

Për shkak të përdorimit masiv të valutës Euro, Banka e Shqipërisë (BSH) humb rreth gjashtë miliardë lekë në vit si pasojë e kursit të këmbimit.

Shifra ka dale nga një studim i BSH-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit shuma vlerësohet e konsiderueshme, shkruan Vizion Plus.


Si pasoje e kësaj situate, BSH ka ndërmarrë planin për dekurajimin e përdorimit të euros. Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko në një takim me gazetarët, theksoi se vendimet aktuale të BSH-së ndaj kësaj nisme, nuk prekin direkt konsumatorin, por tha se në një moment të dytë mund të merret vendimi për të frenuar shitblerjen në valutë.

Gjashtëmujori i parë i vitit 2018 do të shërbejë si një fazë ndërgjegjësimi për qytetarët lidhur me riskun afatgjatë që do të kenë konsumatorët në rast se marrin kredi në valutën Euro, ndërkohë që të ardhurat i kanë në lekë. /Telegrafi/