LAJMI I FUNDIT:

Valentin Spaqi pas trillerit ndaj Dritës: Ishte ndeshje dramatike, merituam fitoren

Valentin Spaqi pas trillerit ndaj Dritës: Ishte ndeshje dramatike, merituam fitoren

Seria finale e Play-Offit të Ligës së Parë filloi sot me ndeshjen Rahoveci-Drita, ku fitores i’u gëzua Rahoveci me rezultat të ngushtë, 65-61.

Pas ndeshjes, trajneri i Rahovecit, Valentin Spaqi, foli ekskluzivisht për Borozani.com, ku u shpreh i lumtur për fitoren dramatike, derisa pranoi se lojtarët e tij u relaksuan para kohe duke e rrezikuar fitoren.

“Ishte ndeshje e mirë me përfundim dramatik. Pasi ishim më të relaksuar në fillim të çerekut të katërt, për shkak të epërsisë në rezultat, ata shfrytëzuan rastin dhe e rikthyen rezultatin në 4 pikë. Por, me përqëndrimin dhe mençurinë e lojtarëve tanë, arritëm që në sekondat përfundimtare të mos lejojmë ndonjë befasi nga ana e tyre.


Sido që të jetë, në 3 çerekët e parë ishim në nivel në çdo aspekt, ndërsa çereku i katërt ishte më dramatik, pasi vërehej edhe lodhja e lojtarëve tanë,” tha Spaqi për Borozani.com.
Raporti i ndeshjes Rahoveci-Drita

Më tej, trajneri prizrenas foli edhe për orarin e ngjeshur të Play-Offit, derisa nuk harroi t’i falenderojë edhe tifozët nga Rahoveci dhe lojtarët e tij.

“Ky sistem me dy lojë në javë na ka lodhur pak, sepse tërë stinorin kemi luajtur me një lojë në javë, por sidoqoftë ishte një fitore shumë e rëndësishme për neve. Dua t’i falenderojë edhe tifozët, si dhe lojtarët që dhanë maksimumin në ndeshjen e parë finale.”

Ndeshja e dytë e serisë finale ndërmjet Rahovecit dhe Dritës do të luhet në Gjilan. /Borozani/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori