Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi ka thënë se mbështetja e fuqishme për kandidaturën e saj tregon se mitrovicasit duan një mentalitet të ri qeverisës.
Ai në takimin me qytetarët në lagjen “Ura e gjakut” ka thënë programi zhvillimor i PDK-së është i miri prej atyre të partive të tjera dhe në fokus ka ngritjen e mirëqenies sociale nëpërmjet projekteve që do të gjenerojnë vende të lira të punës.
“Jam krenare që jam kandidate për kryetare të Mitrovicës nga PDK-ja, sepse në këtë parti janë njerëzit më të përgatitur në të gjitha fushat. Janë ekspertët më të dalluar të qytetit, me të cilët do ta formojë qeverinë komunale, nëpërmjet të cilëve do t’u ofrojë qeverisjen më transparente, qeverisjen më të ndershme, ku qytetari do të jetë në qendër, zëri i të cilit do të jetë vendimtar në përzgjedhjen e projekteve për lokalitetet e tyre”, tha Idrizi.
“Të gjitha ato që përfshihen në programin tim zhvillimor janë qind për qind të realizueshme sepse e kam përkrahjen e njerëzve tanë në qeveri dhe partisë sime në krye me kryetarin Veseli. Edhe rinia dhe gruaja do të jenë shtylla ime e fortë për të realizuar synimet tona. Entuziazmi juaj tashmë po konfirmon fitoren time dhe tuajën, andaj urime fitorja të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera, Idrizi.
Në takim ishin të pranishëm edhe strukturat drejtuese të PDK-së, si nënkryetari Memli Krasniqi, kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, deputeti Bekim Haxhiu etj.
Nënkryetari, Memli Krasniqi ka kërkuar që të përkrahet maksimalisht Valdete Idrizi sepse siç tha ai “është gruaja më e guximshme dhe më e ditur për t’ia kthyer shpresën dhe dinjitetin qytetit të Mitrovicës”.
“Të dilni të gjithë në zgjedhje dhe me votën tuaj ta ndëshkoni injorancën e ta favorizoni mendjen dhe forcën e ndryshimit me Valdete Idrizin kryetare”, ka thënë ai.
Ndërsa, kryetari i Degës dhe bartësi i listës zgjedhore, Avni Kastrati ka rikujtuar investimet që janë bërë në mandatin e tij katërvjeçar (2009-2013).
Ai tha se gjatë kësaj kohe janë investuar 100 milionë euro, ndërsa në mandatin e qeverisjes aktuale në krye me Agim Bahtirin janë investuar 8 milionë euro.
“Asnjë prej premtimeve të tij nuk janë realizuar, andaj kjo qeverisje duhet të përfundojë më 22 tetor 2017 për të filluar me kandidaten tonë më të mirë, Valdete Idrizin”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel