LAJMI I FUNDIT:

Vaksinimi i Kurtit me dozën e dytë, reagon ish-ministrit i Drejtësisë

Vaksinimi i Kurtit me dozën e dytë, reagon ish-ministrit i Drejtësisë

Ministria e Shëndetësisë njofton se ka vazhduar edhe sot procesi i vaksinimit kundër COVID-19.

Ndër të personat që kanë marrë dozën e dytë, është edhe kryeminsitri Albin Kurti.


“Në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca e mori edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Për vaksinimin e Kurtit ka reaguar ish-ministrit i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi.

Vazhdon vaksinimi, Kurti merr dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca
Lexo po ashtu Vazhdon vaksinimi, Kurti merr dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca

Selimi përmes një shkrimi në “Twitter”, ka ironizuar me Kurtin duke thënë se “në barazinë sociale që e proklamoni ju, disa janë më të barabart se të tjerët.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,277 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 10 raste pozitive./Telegrafi/