LAJMI I FUNDIT:

Vaksinimi i fëmijëve kundër COVID-19, këto janë efektet anësore që mund të kenë pas marrjes së vaksinës

Vaksinimi i fëmijëve kundër COVID-19, këto janë efektet anësore që mund të kenë pas marrjes së vaksinës

Ministria e Shëndetësisë në muajin nëntor miratoi dhënien e vaksinës kundër coronavirusit të prodhuar nga Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshave 12-15 vjeç.

Përmes një komunikate për media, Ministria e Shëndetësisë kishte bërë të ditur se vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet në të gjitha qendrat e Kosovës vetëm në prani të prindit apo kujdestarit ligjor dhe se nuk ka nevojë për caktim të terminit paraprakisht.


“Përvoja nga shtetet që kanë nisur aplikimin e vaksinës të grup-mosha 12-15 vjeçe, flasin për siguri dhe efikasitet të lartë të kësaj vaksine edhe tek fëmijët, duke i mbrojtur ata nga të gjitha variantet e SARS-COV-2, përderisa efektet e mundshme anësore janë të papërfillshme në raport me përfitimet nga vaksinimi”, kishte njoftuar ministria.

Së fundmi zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti ka publikuar një njoftim për efektet anësore që mund t’i kenë fëmijët pas marrjes së vaksinës antiCOVID-19.

“Pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19, fëmijët mund të kenë disa efekte anësore si dhimbje krahu ose dhimbje koke. Këto janë shenja normale që tregojnë se trupi i tyte po ndërton mbrojtje kundër COVID-19. Efektet anësore zakonisht zhduken pas 1-2 ditëve dhe janë të ngjashme me efektet anësore të vaksinave të tjera të fëmijërisë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Hoti.

Në një hulumtim të kryer së fundmi në Izrael, vaksina kundër coronavirusit e kompanisë Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë shumë efektive në parandalimin e infektimit dhe simptomave të rënda nga COVID-19, sëmundja që shkakton coronavirusi.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian tashmë kanë miratuar dhënien e vaksinës Pfizer për fëmijët e moshave 12-15 vjeç.

Nga vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut dhe Serbia po ashtu janë duke vaksinuar fëmijët e kësaj grup-moshe.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.599.372 doza të vaksinës. Deri më sot 752.365 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori