LAJMI I FUNDIT:

Vaksina kundër COVID-19 e Pfizer tani mund të ruhet në frigorifer për më gjatë, thotë rregullatori i ilaçeve i BE-së

Vaksina kundër COVID-19 e Pfizer tani mund të ruhet në frigorifer për më gjatë, thotë rregullatori i ilaçeve i BE-së

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian ka thënë se vaksina kundër COVID-19 e Pfizer tani mund të ruhet në temperaturën e frigoriferit për shumë më tepër sesa rekomandohej më parë.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se shishkat e pahapura mund të mbahen në frigorifer për deri në një muaj.


Kufiri aktual është vetëm pesë ditë.

Fleksibiliteti i shtuar pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në shpërndarjen e vaksinave në të gjithë BE-në.

Nevoja për transport dhe ruajtje në temperatura shumë të ulëta ka qenë një nga disavantazhet kryesore të vaksinës së Pfizer.

Kërkesat e mëparshme të ruajtjes për vaksinat Pfizer i kanë bërë ato më të vështira për t’u përdorur në disa pjesë të botës.

Në shkurt, Shtetet e Bashkuara miratuan ruajtjen dhe transportimin e vaksinës Pfizer në temperatura standarde të ngrirjes prej -15 deri në -25C për deri në dy javë, në krahasim me midis -80 në -60C që kërkohej zakonisht.

Ndërkohë në fillim të këtij muaji Kanadaja autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët midis moshës 12 dhe 15 vjeç, duke u bërë vendi i parë që e bëri këtë për këtë grupmoshë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori