LAJMI I FUNDIT:

Vaksina e AstraZeneca-s rrit ‘dukshëm’ antitrupat kundër Omicronit, sugjeron studimi nga Oksfordi

Vaksina e AstraZeneca-s rrit ‘dukshëm’ antitrupat kundër Omicronit, sugjeron studimi nga Oksfordi

Një dozë e tretë e vaksinës kundër COVID-19 nga AstraZeneca është efektive kundër variantit Omicron, thotë një studim i ri.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kompania farmaceutike, duke cituar të dhëna nga një studim laboratorik i Universitetit të Oksfordit, tha se pas një vaksinimi me dozën e tretë, nivelet neutralizuese ishin të ngjashme me ato kundër variantit delta, pas një kursi të rregullt me dy doza.


Studimi që ende nuk është publikuar nga një revistë mjekësore të rishikuar nga ekspertët e tjerë, tregoi se nivelet e antitrupave kundër Omicronit pas dozës së tretë ishin më të larta se antitrupat te njerëzit infektuar dhe që ishin shëruar natyrshëm nga COVID-19.

“Është shumë inkurajuese të shohësh se vaksinat aktuale kanë potencialin për të mbrojtur kundër Omicronit, pas një doze të tretë”, tha profesori i Mjekësisë në Universitetin e Oksfordit, Sir John Bell. /Telegrafi/