LAJMI I FUNDIT:

Vajza që denoncoi Shukri Xhelilin vazhdon punën

Vajza që denoncoi Shukri Xhelilin vazhdon punën

Pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, në detyrën e kryebashkiakut të komanduar të Dibrës u caktua Et’hem Fida. Ai thotë se fill pas videoskandalit, vajza që e filmoi Xhelilin vijon punën në pozicionin që ka pasur në bashki.

“Aktualisht ajo paraqitet në punë si të gjithë punonjësit e tjerë. Ajo gëzon të drejtat e punës, ndërsa është e lirë të largohet nga puna vetëm gjatë ditëve kur ka procesin hetimor. Kjo sa herë është e nevojshme, pra sa herë e kërkojnë të paraqitet në organet kompetente”, thotë ai.


Ai para se të zgjidhej kryetar, ka qenë për rreth një muaj nënkryetar i bashkisë. Me të ardhur në atë detyrë ai pranon se do bëjë ndryshime. “Duke emëruar secilin në vendin që i takon, për t’i shërbyer sa më mirë punës. Kjo për faktin se ka dhe persona që janë punësuar jo në profesionin e tyre”, thotë ai. /Telegrafi/