LAJMI I FUNDIT:

Vajza, këto janë pesë karakteristikat fizike të cilave meshkujt nuk mund t’iu rezistojnë

Vajza, këto janë pesë karakteristikat fizike të cilave meshkujt nuk mund t’iu rezistojnë

Tani shkenca shpjegon se përse meshkujt vazhdimisht i shikojnë femrat, dhe siç duket është më e thjesht se që kemi menduar.

Sipas Business Insider¸ çdo herë që një mashkull e vëzhgon një grua, ai është duke performuar vlerësim riprodhues të fitnesit. Sado e çuditshme që t’iu duket, meshkujt janë dizajnuar të shikojnë për karakteristikat kyçe tek një femër, transmeton Telegrafi.


Bel më i gjerë në proporcion me ijët

Një proporcion 7:10 është shumë i kënaqshëm për meshkujt, siç duket.

Beli dhe ijët janë të lidhura me lindjen e fëmijëve, gjë që i bën meshkujt të mendojnë se ijët e mëdha janë të mahnitshme për lindjen e fëmijëve.

Kjo është tejet e qartë që meshkujt i pëlqejnë belat e hollë dhe të pasmet e mëdha.

Zëri i lartë

Sipas një studimi, thuhet se zëri i lartë evokon rininë dhe nënkupton një trup të vogël dhe femëror, të cilët janë tejet joshëse për meshkujt.

Flokët e shëndetshëm

Flokët e ndritshme, të plota dhe gjata janë shumë atraktive. Veç këtyre, ato janë edhe shenjë e shëndetit të mirë dhe pjellorisë.

Buzëqeshja

Kjo është më se e qartë, pasi që njerëzit e lumtur janë atraktiv.

Gjithashtu, shkenca ka vërtetuar se sa më të bardhë dhëmbët, aq më joshës do të dukeni.

Ngjyra e kuqe

Ngjyra e kuqe ndryshe njihet edhe si ngjyrë e epshit. Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë e veshura me ngjyrë të kuqe janë më atraktive.

Prandaj, mos harroni të vishni një fustan të kuq kur dilni me mashkullin e ëndrrave. /Telegrafi/