LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Obamas shfaqet me një kombinim të pazakontë në veshje në rrugët e Los Angeles

Vajza e Obamas shfaqet me një kombinim të pazakontë në veshje në rrugët e Los Angeles
(Foto: Instagram/barackobama)

Sasha Obama është fotografuar duke u argëtuar me miqtë në Los Angeles me një dukje të pazakontë.

Vajza më e vogël e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, e cila normalisht konsiderohet si ndjekëse e stilit, mund të shihej këtë herë në një mënyrë paksa më të ndryshme teksa qëndronte me miqtë në parking dhe pinte cigare.

Sasha Obama shihet e veshur thjeshtë me një bluzë të shkurtër dhe xhinse në kampus
Lexo po ashtu Sasha Obama shihet e veshur thjeshtë me një bluzë të shkurtër dhe xhinse në kampus

Me atë rast, kishte veshur pjesën e sipërme të një kostumi larjeje dhe një fund të gjerë. Siç raporton Page Six, 22-vjeçarja po largohej nga një festë e Ditës së Punës në Los Angeles.


(Foto: Page Six)

Mirëpo, mediat nuk mund të mos i referoheshin zakonit të saj jo të shëndetshëm, ndaj deklaruan se nuk është hera e parë që e shohin në publik me cigare. Gjithashtu se e mori këtë shprehi nga babai i saj.

Vajzat e Barack Obamës fotografohen në Hollywood - njëra duke pirë cigare, tjetra e mbuluar me shami dhe e veshur çuditshëm
Lexo po ashtu Vajzat e Barack Obamës fotografohen në Hollywood - njëra duke pirë cigare, tjetra e mbuluar me shami dhe e veshur çuditshëm

Meqë ra fjala, ish-presidenti amerikan filloi të pijë duhan në vitet e tij të adoleshencës, por i premtoi gruas së tij, Michelle, se do ta linte para se të bënte fushatë për presidencën.

Në memoaret e publikuara në vitin 2020, “A Promised Land”, ai vlerësoi vajzën e tij të madhe, Malia (tani 25 vjeçare) që e ndihmoi ta linte duhanin. Barack shkroi se ai vendosi të hiqte dorë nga cigaret pasi pa Malia Ann të vrenjtur kur ajo ndjeu tymin e duhanit në frymën e tij. /Telegrafi/

(Foto: Grosby Group)

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori