Vaji i kantarionit zbardh dhëmbët, forcon flokët dhe enët e gjakut: Por nëse pini këto barna – kini kujdes!
Vaji i kantarionit është më mirë të ruhet në shishe të vogla me qelq të errët. Ngjyra e vajit duhet të jetë e kuqe rubini
Nuk ka dallim midis vajit të kantarionit për përdorim të brendshëm apo të jashtëm nëse e bëni vetë.
Bëhet në atë mënyrë që lulet e freskëta të kantarionit thahen një ditë, në mënyrë që të hiqet uji, pastaj mbushet një kavanoz me kantarion (lule basani) dhe derdhet me vaj vaj ulliri. Më pas e lini të qëndrojë në diell minimin dyzet ditë dhe u sugjerohet njerëzve të cilët vuajnë nga hemorroidet.
Kur e përdorni për përdorim të brendshëm, rigjeneron në mënyrë fantastike mukozën e lukthit tuaj dhe u sugjerohet njerëzve të cilët vuajnë nga i thati në lukth, në zorrën dymbëdhjetëgishtore apo nga gastriti, transmeton Telegrafi.
Me kantarionin (Hypericum perforatum) nuk duhet tepruar por duhet të jemi posaçërisht të kujdesshëm sepse kantarioni shumë shpesh hyn në interaksion me ilaçe të ndryshme.
Nëse pini ilaçe kundër presionit të lartë të gjakut, tëhollimit të gjakut, nëse pini pilula kontraceptive duhet patjetër të jeni të kujdesshëm kur e përdorni kantarionin. Pilulat kontraceptive nuk do të kenë efekt nëse përdorni kantarionin.
Është një bimë komplekse, me përbërje shumë të ndërlikuar. Për këtë dhe për bimët e tjera gjëja kryesore është qëndrueshmëria. Efektet e para arrihen pas dy javësh të përdorimit të vazhdueshëm të kantarionit.
Kantarioni është shumë i mirë për flokë dhe zbardhje të dhëmbëve. Duhet ta vini në brushë dhe t’i lani dhëmbët rreth 2 – 3 minuta, më pas e nxirrni jashtë me pështymë. Është me rëndësi ta bëni këtë pas larjes së dhëmbëve me pastë. Dhëmbët do të jenë mrekullisht të bardhë pas 7 – 8 ditësh.
Është gabim që vaji i kantarioni po përdoret shumë shpesh për rrezitje, ky është i vetmi gabim dhe kjo gjë nuk është e mirë sepse kantarion rrit ndjeshmërinë e lëkurës sonë ndaj diellit. Kantarionin mund ta përdorni nëse ju djeg dielli, dhe shkoni në shtëpi që t’i lyeni pjesët e djegura të lëkurës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë