LAJMI I FUNDIT:

Vajgl: Ndikimi rus në Ballkan e nxiti zgjerimin e BE-së

Vajgl: Ndikimi rus në Ballkan e nxiti zgjerimin e BE-së
SLOVENIJA LJUBLJANA 11.12.2008 VAJGL IVO POSLANSKA SKUPINA ZARES FOTO:ROMAN SIPIC/DELO

Eurodeputeti slloven, Ivo Vajgl në Podgoricë deklaroi se ndikimi i Rusisë në Ballkan ka sjellë që Bashkimi Evropian t’i japë prioritet më të lartë procesit të zgjerimit.

Në bisedën për gazetën malazeze “Pobjeda”, Vajgl thotë se në BE nuk ka lodhje nga zgjerimi dhe se interesi i BE-së për rajonin po rritet.


“BE-ja është shumë i interesuar për stabilizimin e gjendjeve në kontinentin evropian, e kjo nuk do të ndodhë derisa Evropa Juglindore nuk bëhet pjesë e Unionit. Kur do të përfundojë procesi i integrimeve, atëherë do të zhduken edhe problemet e ndërsjella në rajon, por edhe mitet për të kaluarën, të cilat edhe sot sundojnë në Ballkan”, deklaroi Vajgl.

Sipas tij, Mali i Zi është “kandidatja më problematike për anëtarësim, e cila gjithmonë i plotëson dëshirat që sa më shpejt të hyjë në BE”.

Vajgl i bëri thirrje Malit të Zi që të punojë në reformat në jurisprudencë dhe në media, si dhe në dialog inkluziv mes pushtetit dhe opozitës në Parlament, që ta përshpejtojë procesin e integrimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori