LAJMI I FUNDIT:

“Va Va Voom” po rikthehet – Legjenda Thierry Henry sërish në Renault

“Va Va Voom” po rikthehet – Legjenda Thierry Henry sërish në Renault

Thiery Henry është rikthyer si ambasador i brendit të Renault, duke rikthyer kështu në ekranet televizive britanike “Va Va Voom” për herë të parë që nga viti 2011.

Sulmuesi legjendar francez do të jetë protagonist në serinë televizive, si pjesë e sponorizimit të Renault në kampionatin anglez të futbollit, Premier League në Sky Sports, e që do të transmetohet gjatë ose pas 96 ndeshjeve të drejtpërdrejta dhe repriza gjatë sezonit 2018/2019 të Premier League.


Renault dhe Henry ndajnë një histori të gjatë nga viti 2002 kur atëherë futbollisti i Arsenalit nënshkroi për Renault për të krijuar serinë e reklamave të dashura për adhuruesit “Va Va Voom”.

Reklamat natyrisht e kanë lënë impakt afatgjatë te publiku britanik, ku në vitin 2004 fraza “Va Va Voom” ishte shtuar në fjalorin anglez të Oxfordit dhe prej vitesh nga transmetimi origjinal i këtyre reklamave ato janë shfaqur rregullisht edhe në maje të reklamave më të mira klasike të veturave.

Reklamat do të mbajnë hashtag të ri #WithYouAllTheWay dhe do të shfaqin tifozë të vërtetë të Premier League duke përjetuar ndeshjet me Henryn që po ndjek përjetimin e tyre përgjatë rënieve dhe ngritjeve në sezon, e ku shfaq vetura të ndryshme nga Renault si Clio, Captur dhe të riun flakë Megane R.S. hot hatch.

“Ndihem mirë që kam rikthyer bashkëpunimin e gjatë me Renault, sidomos pasi po rikthehem në ekip për rrugëtimin e parë në futboll. Pasi luajta aq shumë në stadiume nëpër botë unë e di se çfarë është pasioni i tifozëve për sportin. Mezi pres që të ndihmoj Renault publikisht që të festojmë pasionin gjatë sezonit të Ligës Premier, duke injektuar pak “Va Va Voom” sërish në futbollin britanik”, u shpreh Henry.

Thierry Henry ka pasur karrierë prej futbollisti për 20 vjet, ku ai ka realizuar 800 paraqitje. Ai ka luajtur për klube në mbarë botën si Monaco, Juventus, Arsenal dhe Barcelona e Neë York Red Bulls.

Ai kujtohet më shumë për kohën te Arsenali ku shënoi 228 gola në 376 paraqitje. /Telegrafi/