LAJMI I FUNDIT:

V-Petrol hap pikën e dytë të derivateve në Kosovë

V-Petrol hap pikën e dytë të derivateve në Kosovë

Prishtinës i shtohet edhe një mundësi për cilësi dhe sasi në derivate. Kjo pasi kompania V-Petrol do të ketë pikën e dytë në Kosovë, ku janë të punësuar 60 persona.

V-Petrol punon në tregun e industrisë së naftës që nga viti 1994, ku deri më tani ka arritur të zgjerohet me pesë pika të shitjes.

Kjo kompani ka vendosur që pikën e 6-të ta hap në Kosovë, e cila është e dyta në vendit tonë, pas asaj që hapi në vitin 2006.

Pronari i V-Petrol, Valon Azizi tha se për shumë arsye kanë vendosur që ta hapin pikën e re të shitjes, por njëra është pasi kanë pas kërkesa nga klientët e kompanisë.

“Me investimin e ri ose me hapjen e pikës së re janë punësuar 60 punëtorë në pompë, restorant, market, si dhe autolarje”, tha ai.

Ai sqaron se kompania e tyre çdo kund vepron në hyrje dhe dalje të qytetit, derisa ka shtuar se ofrojnë produkte të garantuara për klientët, si në cilësi, ashtu edhe në sasi.