LAJMI I FUNDIT:

Uthulla e mollës kundër djegësirës: Ndikon apo vetëm e përkeqëson?

Uthulla e mollës kundër djegësirës: Ndikon apo vetëm e përkeqëson?

Djegësira shfaqet kur thartira nga lukthi kthehet mbrapsht në ezofag

– Zakonisht kur përpini, muskuli në fund të ezofagut, quajtur me emrin sfinkter përkohësisht hapet për të mundësuar kalimin e ushqimit në lukthin tuaj.


Nëse ky muskul dobësohet, thartira e lukthit mund të kthehet në ezofagun tuaj, duke shkaktuar ndjenjën e djegies – thotë mjekja Jaime Schehr, transmeton Telegrafi.

Kur është fjala për uthullën e mollës si ilaç, mjeku i mjekësisë funksionale, Elroy Vojdani, konstaton që përdorimi i uthullës së mollës për pengimin e djegësirës varet nga ajo se cili është burimi i djegësirës. Për shembull, nëse dikush prodhon tepër thartirë lukthi dhe ka muskul të dobët ezofagu, me siguri thartira do t’i shkojë në fyt.

– Pra, nëse merrni më shumë thartirë në atë ambient, përkatësisht uthull molle, djegësira do të përkeqësohet – thekson Vojdani.

Mirëpo, për njerëzit të cilët nuk prodhojmë mjaftueshëm thartirë lukthi, “ushqimi do të shkojë në lukth, por nuk do të zbërthehet në tërësi”, shpjegon mjekja e klinikës nutritive Brooke Scheller.

“Kjo shkakton fermentim dhe prodhim të gazit i cili vepron si thartirë e tepërt, por ajo në të vërtetë ndodh për shkak të mungesës së saj”.

Nëse dikush me ndihmën e mjekut ka konstatuar që djegësira përfundimisht i shkakton thartirë tepër të vogël, thartira e uthullës së mollës mund t’i ndihmojë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori