LAJMI I FUNDIT:

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit nga Prizreni

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit nga Prizreni

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, “dhunë në familje”

“Gjyqtarja e procedurës paraprake– Vjollca Buzhala, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 30.11.2020 deri me datën 29.12.2020.


Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

Andaj në bazë të kësaj, Gjykata ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm sepse me qëndrimin në liri të të pandehurit, rrezikohet rrjedha normale e procedurës penale, duke ndikuar tek e dëmtuara – me të cilën është në raporte familjare, në mënyrë që ti ndryshojë deklarata e saj, dhe tek dëshmitarët tjerë, prandaj me qëndrimin e të pandehurit nën masën e paraburgimit, do të mund të realizohet procedura hetimore pa pengesa”, thuhet në njoftimin për media.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.L., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku i pandehuri me veprimet e tij ka shkaktuar dhunë në familje, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri A.L., me datë 30.11.2020 rreth orës 18:40, në shtëpinë e përbashkët familjare, me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare, i ka shkaktuar dhunë psikologjike të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, deri sa e dëmtuara ishte e shtrirë për të pushuar për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, i pandehuri A.L., e fyen dhe e poshtëron të dëmtuarën, me forcë tenton ta zgjon të dëmtuarën për ti përgatitur kafe, i pandehuri e kap për krahu duke e zgjuar dhe i drejtohet me fjalët “ nuk ki qare pa u qua, ec kur të thamë unë”, me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim të madh emocional dhe ndjenjë të frikës dhe pasigurisë.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

“Duke marrë parasysh karakteristikat personale të të pandehurit A.L., faktin se i njëjti edhe më parë ka qenë i përfshirë në veprime të njëjta për vepër penale të dhunës në familje, si dhe duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethana në të cilat është kryer vepra penale, faktin se kjo vepër është kryer në shtëpinë e tyre të përbashkët, si dhe rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale dhuna në familje, kur dihet fakti se veprat penale të kësaj natyre kohëve të fundit janë shpeshtuar në Republikën e Kosovës, ekziston rreziku se me lënien e të pandehurit në liri, i njëjti mund të përsërisë veprën e njëjtë penale, por që mund të ketë pasoja edhe më të mëdha, prandaj qëndrimi i të pandehurit nën masën e paraburgimit është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë zë procedurës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për sigurimin e të pandehurit në procedurën penale, dhe se masat tjera janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt të procedurës penale, duke pasur parasysh rrethanat e lartpërmendura, peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprimeve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori