LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimi ‘plank’ është esencial për ndërtimin e një barku të fortë si hekuri

Ushtrimi ‘plank’ është esencial për ndërtimin e një barku të fortë si hekuri
GettyImages

Ndoshta nuk ka ushtrim tjetër i cilin ofron përfitime të mëdha me më pak lëvizje sesa planku klasik

Përfitime maksimale me lëvizje minimale – kujt nuk i pëlqen kjo.

Krejt çfarë duhet të bëni në ushtrimin plank, është të qëndroni drejt mbi bërrylat tuaj aq më gjatë sa mundeni, dhe kësisoj i forconi të gjithë muskujt, e në veçanti muskujt e barkut.

Mund t’ju duket e thjeshtë, por posa ta provoni këtë ushtrim, do ta shihni se pas 20 sekondave i tërë trupi do të fillojë t’ju dridhet, transmeton Telegrafi

Në ushtrimin plank është tejet i rëndësishëm pozicioni i duhur, ku pesha duhet të vendoset në këmbë dhe bërryla, dhe duart t’i keni para vetes. Shpina dhe ijët duhet të jenë në një linjë të drejtë me shpatullat dhe kyçet e këmbës.

Sa gjatë duhet të rrini në një pozitë të tillë?

  • 30 sekonda – nivel fillestar
  • minutë – nivel mesatar
  • 1 minutë e 30 sekonda – nivel i mirë
  • 2 minuta – shumë mirë
  • 3 minuta – shkëlqyeshëm
  • 5 minuta – mjeshtër i plankut

8 orë e 1 min – rekordi botëror i plankut, të cilin e kishte thyer polici kinez Mao Weidong në maj të vitit 2016. Këtë rekord ai ia kishte thyer ushtarit amerikan George Hood, i cili kishte mbajtur rekordin me 7 orë e 40 minuta. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori