LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimi Agaseki është jashtëzakonisht efikas: Tre minuta çdo ditë dhe do ta eliminoni dhjamin nga ijët dhe stomaku pa mundim!

Ushtrimi Agaseki është jashtëzakonisht efikas: Tre minuta çdo ditë dhe do ta eliminoni dhjamin nga ijët dhe stomaku pa mundim!

Ky ushtrim nxit metabolizmin dhe ndihmon të ngrihemi me humor të mirë, meqenëse pengon pagjumësinë

Agaseki ndihmon që trupin e pastërvitur ta përgatitni për ushtrime më intensive. Nëse rregullisht do të bëni këtë ushtrim, jo vetëm që do të humbni shtresat e tepërta në ijët dhe stomak, por do të bëheni më elastik.


Edhe nëse përtoni të ushtroni, ndani tre minuta për këto ushtrime, të cilat trupin tuaj do ta bëni më të bukur, transmeton Telegrafi.

Ushtrohet me stomak të thatë

1. Shtrihuni në dysheme dhe relaksohuni. Qëndroni ashtu 30 sekonda.

2. Ngrini këmbët dhe lakoni si bretkosë: me duar bashkoni të dy shputat.

Do të ndieni se si ju tendosen muskujt e barkut, të shpinës, pjesa e brendshme e kërdhokullave. Kjo do të thotë që ushtrimin e bëni drejt.

3. Qëndroni në atë pozicion 15 sekonda dhe bëni 3 frymëmarrje të ngadalshme.

4. Ngrini ngadalë kokën dhe tërhiqeni majën e kokës drejt gishtave të mëdhenj të këmbëve. Me atë rast mos e tendosni qafën, por gjithë pjesën e sipërme të trupit.

Qëndroni në atë pozicion 10 sekonda, duke marrë frymë thellë.

5. Me rastin e nxjerrjes së frymës ngadalë lëshoni kokën dhe shtrini këmbët. Qetësohuni dhe qëndroni në atë pozicion 15 sekonda.

Ky ushtrim nxit metabolizmin dhe ndihmon që të ngriheni nga shtrati të ngopur me gjumë dhe me humor të mirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori