LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet mendore të Michelle Obama-s: Dhjetë ushtrime të thjeshta për arritje të balancës jetësore!

Ushtrimet mendore të Michelle Obama-s: Dhjetë ushtrime të thjeshta për arritje të balancës jetësore!

Biografia e saj shumë shpejt është bërë libri më i shitur, për të cilin ekziston arsye e mirë. Me ndihmën e ushtrimeve të caktuara mendore është e mundshme të arrihet harmonia në jetë

Po ju sjellim dhjetë teknika të cilat gjenden në librin e saj dhe për të cilat shumica thonë që janë efikase, transmeton Telegrafi.


Qëllimi është të sqarojmë kush jemi dhe cilat qëllime i kemi. Kur u përgjigjeni këtyre pyetjeve, çdo gjë bëhet shumë më e lehtë.

Ritmi i sotëm i shpejtë i jetës rrallë herë na lejon të ndalemi dhe të shikojmë deri ku kemi arritur dhe të kuptojmë të gjitha mundësitë të cilat na ofrohen.

Për të ecur përpara në gjërat e realizuara vëzhgimi është i obligueshëm, andaj ky test është i shkëlqyeshëm.

1. Përshkruani momentin në të cilin keni qenë më së shumti krenarë për veten. Përshkruajeni këtë sa më hollësisht të jetë e mundur.

2. Regjistri i dëshirave dhe i ëndrrave të parealizuara. Theksoji dhjetë gjëra të cilat dëshironi t’i arrini. Krahas çdo kapitulli shkruani si do t’i realizoni ato.

3. Cilat janë ato leksione më të rëndësishme të cilat i keni mësuar në fëmijëri?

4. Shënoni një person për të cilin konsideroni që është shumë i lumtur dhe arsyetimin përse mendoni që është ashtu.

5. Shkruani një luftë, një dështim dhe një sukses me të cilin jeni përballur në jetë. Çfarë keni mësuar nga secila.

6. Mendoni për luftën më të madhe në jetë të cilën e keni pasur dhe sa keni mësuar dhe a keni mësuar diçka nga ajo.

7. Theksoni dhjetë karaktere pozitive. Shikoje atë regjistër çdo herë kur dyshoni te vetja.

8. Shkruani pesë fitore të vogla të cilat i keni arritur këtë javë.

9. Theksoni dhjetë probleme më të rëndësishme sociale për të cilat besoni që patjetër duhet të zgjidhen.

10. Kujt dhe për çka i jeni falënderues në jetë?

Kur t’i plotësoni të gjitha, do ta kuptoni sa janë efikase këto ushtrime dhe sa është mirë të depërtoni sa më thellë në mendje.

Rezultatet e këtij ushtrim japin ndjenjë më të mirë dhe ngarkesë motivimi për mposhtjen e të gjitha pengesave. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kuptimi i secilit simbol në etiketat e larjes në rroba

Kuptimi i secilit simbol në etiketat e larjes në rroba

Këshilla Lifestyle
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori