LAJMI I FUNDIT:

Ushtria ukrainase pretendon se rusët dëshirojnë të kryejnë punë me pushtimin deri më 9 maj – pse është kaq e rëndësishme kjo datë për Rusinë

Ushtria ukrainase pretendon se rusët dëshirojnë të kryejnë punë me pushtimin deri më 9 maj – pse është kaq e rëndësishme kjo datë për Rusinë

Ushtrisë ruse i është thënë se lufta me Ukrainën duhet të përfundojë deri më 9 maj të vitit 2022, datë kur festohet Dita e Fitores mbi Fashizmin, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Dita e Fitores është shumë e rëndësishme kulturalisht në Rusi dhe çdo vit shënohet nga një paradë ushtarake, e cila bëhet më imponuese dhe madhështore.

“Sipas informacioneve të disponueshme, një fushatë propagandistike është duke u zhvilluar midis pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, e cila synon të imponojë idenë se lufta duhet të përfundojë deri më 9 maj 2022”, thuhet në deklaratë.


Shtabi i Përgjithshëm vëren se pavarësisht humbjeve të konsiderueshme dhe demoralizimit, zyrtarët ushtarakë dhe politikë rusë ende nuk e përjashtojnë mundësinë e vazhdimit të luftës kundër Ukrainës.

Ata shtojnë se duke shkelur rregullat e luftës, trupat ruse po shkatërrojnë infrastrukturën e qyteteve dhe fshatrave paqësore.

Raportohet se shumica e institucioneve mjekësore të vendosura në anën ruse të kufirit me Ukrainën janë të mbushura me ushtarë të plagosur të ushtrisë ruse.

Trupat ruse po përpiqen gjithashtu të rinovojnë aftësitë luftarake të trupave të tyre ajrore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq

New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit

Serbia
Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Evropa
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

Evropa
Kalo në kategori