LAJMI I FUNDIT:

Ushtria ukrainase përdor një prej pushkëve më të fuqishme kundër rusëve, mund të godasë objektivin deri në afro 7 mijë metra distancë

Ushtria ukrainase përdor një prej pushkëve më të fuqishme kundër rusëve, mund të godasë objektivin deri në afro 7 mijë metra distancë

Ushtria ukrainase po përdor një nga pushkët më të fuqishme që ndonjëherë është prodhuar – Snipex Alligator.

Ajo mund të shkrep plumbin e kalibrit 14.5 mm, në një rreze prej 6.400 metra, transmeton Telegrafi.

E kur plumbi që fluturon me shpejtësi të madhe, krijon masën goditëse prej 12 tonëve, që janë të mjaftueshme për ta shpuar çfarëdo mjeti të blinduar.


Ky snajper i prodhuar nga ukrainasit, po përdoret kundër trupave ruse dhe helikopterëve – duke arritur të penetroj mbi shtresat e blinduara.

Kjo pushkë filloi të përdoret nga ushtria ukrainase që nga viti i kaluar, kurse trupat speciale të ushtrisë britanike i kanë mësuar rekrutët si ta përdorin në fushëbetejë.

Ushtria ukrainase e përdor ndaj ushtarëve rusë dhe mjeteve të lehta të blinduara, pajisjeve për komunikim dhe depove që janë të mbushura me derivate dhe municion – që me një shkrepje të plumbit mund të hidhen në erë.

Ushtarët që janë të pajisur me këtë pushkë, disa prej të cilave janë femra, kishin për objektiv edhe helikopterë dhe fluturaket e tjera që ishin të parkuara në pista.

Raportohet se pushka u përdor nga brigada Azov për ta mbrojtur qytetin e Mariupolit. Ka disa modifikime me qëllim që të mos dëmtohet kraharori i ushtarit kur shtie me të.

Rekordin aktual botërorë për vrasje me snajper nga distanca e mban një snajperist kanadez, i cili në vitin 2017 në Irak arriti të vret një terrorist nga 3.540 metra distancë.

Alligator përdoret për distanca të ngjashme, por shumica e shkrepje ndodhin nga 3.500 deri në 7.000 metra ndaj mjeteve të mëdha të blinduara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Azia
Kalo në kategori