LAJMI I FUNDIT:

Ushtria ukrainase ka nisur shfrytëzimin e raketave të fuqishme britanike

Ushtria ukrainase ka nisur shfrytëzimin e raketave të fuqishme britanike

Forcat ukrainase kanë shfrytëzuar tashmë raketat me rreze të gjatë “Storm Shadow”, të cilat ia ka dhuruar Britania e Madhe.

Kështu deklaroi ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, duke mos dhënë shumë detaje, raporton skynews.

“Gjithçka që mund të them është se tashmë janë përdorur që kur kemi njoftuar se do t’ia dhurojmë Ukrainës, por nuk do të hyj në detaje të mëtejshme”, tha Wallace para gazetarëve.

Ai tha gjithashtu se sistemet e armëve që i janë dhënë Ukrainës nga aleatët perëndimorë kanë qenë “të fuqishme” dhe “bënë ndryshimin”.

Ministri, i cili po flet në një konferencë shtypi në Londër, nënshkroi më parë një partneritet sigurie me ministrin e mbrojtjes së Norvegjisë për të kundërshtuar kërcënimet nënujore.

Ndryshe, Britania e Madhe është një ndër shtetet që më së shumti e ka ndihmuar Ukrainën, e cila po lufton kundër pushtuesit rus. /Telegrafi/ 

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori