Zëdhënësi i ushtrisë, gjen. Major Athar Abbas, tha se qendra e qytetit të Mingorës ishte tashmë në duart e ushtrisë, por trupat po ndesheshin me rezistencë në periferi.

Pritet që ushtrisë t'i duhen dhe disa ditë për ta deklaruar qytetin të sigurt.

Ushtria pakistaneze nisi një ofensivë masive kundër talebanëve në Luginën Swat dhe në rajonin përreth disa javë më parë.

Një milionë banorë të zonës janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve. /bbc/