LAJMI I FUNDIT:

Ushtria izraelite vret tre palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite vret tre palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite ka vrarë tre palestinezë dhe ka plagosur tetë të tjerë në Bregun e okupuar Perëndimor deklaruan mediat lokale dhe ministri palestinez i shëndetësisë.

TRT World shkruan se nga ministria nuk treguan rrethanat që çuan deri në incidentin e të premtes, por mediat palestineze i cituan disa dëshmitarë, të cilët thanë se kishin parë ushtarët izraelitë duke hapur zjarr ndaj një veture në qytetin verior të Jenin, dhe i vranë tre pasagjerë që ishin në veturë.

Ndërkohë televizioni shtetëror palestinez i publikoi emrat e tre viktimave: Baraa Lahlul, Laith Abu Srour dhe Yousef Salah, transmeton Telegrafi.


Siç është thënë më tej, janë raportuar shkëmbime të mëdha të të shtënave para se të ndodhte incidenti në të cilin ishte përfshirë edhe vetura.

Dhe disa pamje që u shpërndanë në rrjetet sociale tregonin një veturë e cila ishte e mbushur me plumba dhe njolla gjaku, ndërsa kishte edhe shumë banorë të zonës që kishin dalë në vendngjarje.

https://twitter.com/Just__T__06/status/1537612625374507008?s=20&t=YUMCUbeFlE0sQqBQh8VAQQ

Nuk kishte ndonjë koment të menjëhershëm në lidhje me rastin nga ushtria izraelite.

Qindra banorë të nervozuar u mblodhën jashtë spitalit në Jenin, duke brohoritur parullat “Zoti është i madh” dhe duke bërë thirrje për hakmarrje, përpara se t’i bartnin të tre trupat në barela dhe të fillonin të ecnin përgjatë qytetit në një protestë spontane. /Telegrafi/

https://twitter.com/PaliNewsBot/status/1537610663987712002?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1537610663987712002%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.trtworld.com%2Fmiddle-east%2Fisraeli-troops-kill-several-palestinians-in-occupied-west-bank-58055

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori