LAJMI I FUNDIT:

Ushtria izraelite shfaq pamje të reja të sulmit të Hamasit, gjatë 7 tetorit të vitit të kaluar

Ushtria izraelite shfaq pamje të reja të sulmit të Hamasit, gjatë 7 tetorit të vitit të kaluar

Presidenti i Izraelit me rastin e një vjetorit të masakrës së 7 tetorit ka dalë me një deklaratë prekëse, ndërsa IDF publikoi pamjet e reja të sulmeve një vit më parë.

“Ka kaluar një vit që kur jeta u ndal, qiejt u errësuan dhe të gjithë ne dëshmuam mizorinë monstruoze të armikut që kërkonte të sillte shkatërrim mbi popullin hebre, shtetin e Izraelit dhe shoqërinë izraelite”, presidenti Isaac Herzog tha në përvjetorin e mizorive të kryera nga Hamasi.

“Të gjithë jemi ende në dhimbje dhe kërkojmë të krijojmë hapësirë ​​për zi kombëtare, për lotët për fatkeqësinë e tmerrshme që na goditi”, tha ai ndër të tjera në një deklaratë, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër, IDF publikoi pamje të sulmeve të papara më herët, duke treguar ushtarët izraelitë duke luftuar kundër militantëve të Hamasit në Kibbutz Re’im në mëngjesin e sulmit.

Videoja tregon një civil që trajton një ushtar të plagosur, si dhe një luftëtar të Hamasit që gjuan dronin duke filmuar nga lart.

Ndërsa disa ushtarë mund të shihen duke vrapuar rreth kibucit gjatë sulmit terrorist – i cili la 1200 izraelitë të vdekur – të tjerët u filmuan të shtrirë në tokë pa lëvizur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pse investitorët amerikanë po ia mësyjnë drejt këtij fshati në Alpet Zvicerane?

Pse investitorët amerikanë po ia mësyjnë drejt këtij fshati në Alpet Zvicerane?

Botë

"Mos e pranoni ofertën e Trumpit për 'kapitullim'" - është mesazhi i fundit i Gjermanisë për Ukrainën

Botë
Besimtari mysliman vritet në një xhami në Francë, sulmuesi me origjinë nga Bosnja filmoi krimin

Besimtari mysliman vritet në një xhami në Francë, sulmuesi me origjinë nga Bosnja filmoi krimin

Botë
Aeroplani për në Alicante të Spanjës detyrohet të devijojë udhëtimin pasi

Aeroplani për në Alicante të Spanjës detyrohet të devijojë udhëtimin pasi "pasagjerët e padisiplinuar" shkaktuan probleme

Evropa
Kryeministri i Grenlandës thotë se komentet e SHBA-së në lidhje me ishullin e pasur me minerale kishin qenë “mosrespektuese”

Kryeministri i Grenlandës thotë se komentet e SHBA-së në lidhje me ishullin e pasur me minerale kishin qenë “mosrespektuese”

Botë
Johann Wadephul pritet të jetë ministri i ri i jashtëm i Gjermanisë

Johann Wadephul pritet të jetë ministri i ri i jashtëm i Gjermanisë

Evropa
Kalo në kategori