LAJMI I FUNDIT:

Ushtria izraelite publikon pamjet: Aeroplanët tanë bombarduan selinë e Hamasit dhe bankën që e financonte

Ushtria izraelite publikon pamjet: Aeroplanët tanë bombarduan selinë e Hamasit dhe bankën që e financonte

Forcat e armatosura të Izraelit (IDF), ka publikuar pamjet më të reja nga sulmet ajrore në Rripin e Gazës, nga ku pjesëtarët e Hamasit më 7 tetor filluan sulmin në jug të Izraelit.

Në videon e publikuar në platformën X, thuhet se “mbrëmë kanë kryer sulm ajror me aeroplanët luftarak të IDF-së”, transmeton Telegrafi.


Ushtria izraelite ka theksuar se ka “goditur selinë e Hamasit dhe ka neutralizuar një epror të lartë të Hamasit”.

Turqia thotë se mund të jetë "garantuese" e zgjidhjes – por ka një kërkesë për Izraelin
Lexo po ashtu Turqia thotë se mund të jetë "garantuese" e zgjidhjes – por ka një kërkesë për Izraelin

Gjithashtu është bërë e ditur se është goditur edhe banka, “që është përdorur për financimin e aktiviteteve terroriste të Hamasit në Rripin e Gazës”.

IDF-ja në konferencën për shtyp njoftoi se mbrëmë janë goditur mbi 200 objektiva, që kishin lidhje me militantët e Hamasit në Rripin e Gazës.

Në sulm mbi Hamasin, izraelitët përdorën edhe luftanijet, nga të cilat gjuajtën qendrën komanduese dhe depon e municionit të Hamasit në këtë enklavë. /Telegrafi/