LAJMI I FUNDIT:

Ushtria izraelite kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës

Ushtria e Izraelit kreu sulme ajrore në disa pika në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Në rajon u rritën tensionet pas protestave që mbajtën qindra palestinezë të mbledhur në kufirin Gaza-Izrael.


Ushtria izraelite teksa njoftoi dërgimin e njësive përforcuese në kufirin me Gazën, mësohet se edhe grupet e rezistencës palestineze kaluan në gjendje alarmi.

Ushtria izraelite zhvilloi sulme ajrore në Rripin e Gazës disa orë pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz deklaroi se do të kundërpërgjigjen për ushtarin izraelit që u qëllua dje gjatë protestave në kufi, raporton Anadolu Agency.

Siç raportoi gazetari i AA-së në rajon, mësohet se pas sulmit në Gaza ndodhën shpërthime në disa pika.

Ndërsa sipas medias palestineze theksohet se në mesin e vendeve që u goditën ndodhet edhe kampi i refugjatëve Al-Shati në bregdet dhe zona Nuseirat në pjesën e qendrore të Gazës.

Në anën tjetër në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se 4 objektiva që i përkasin Brigadave Izz ad-Din Al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit janë goditur me avionë luftarakë si kundërpërgjigje për plagosjen e një ushtari të policisë kufitare si pasojë e një zjarri të hapur drejt anës së Izraelit gjatë protestave dje në kufi.

Zhurma e dronëve izraelitë që fluturuan mbi Rripin e Gazës për gati dy orë vazhdon të dëgjohet në të gjithë rajonin.

Bëhet e ditur se dje 41 palestinezë dhe një ushtar izraelit u plagosën në protestat që u mbajtën në kufirin e Rripit të Gazës nën bllokadë me rastin e 52 vjetorit të djegies së Xhamisë Aksa në vitin 1969 nga një hebre.

Ushtria izraelite më 19 gusht mori vendim që të rrisë forcat e saj në kufirin me Gazës.

Dennis Michael Rohan, hebreu fanatik me origjinë australiane, më 21 gusht 1969 hyri në Xhaminë Aksa dhe dogji mihrabin e xhamisë së Kibles dhe mimberin 1000 vjeçar Salahaddin.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori