LAJMI I FUNDIT:

Ushtria izraelite: Kemi sulmuar mbi 2.500 objektiva të Hamasit nga fillimi i konfliktit në Gazë

Ushtria izraelite: Kemi sulmuar mbi 2.500 objektiva të Hamasit nga fillimi i konfliktit në Gazë

Forcat Mbrojtëse të Izraelit të njohura si IDF kanë njoftuar se forcat tokësore, ajrore dhe ato detare kanë sulmuar mbi 2500 objektiva të militantëve të Hamasit, që nga fillimi i konfliktit në Gazë.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, thuhet në raportin e ushtrisë izraelitë se trupat e tyre me aeroplanë kanë sulmuar kompleksin ushtarak të Hamasit, për të cilin pretendojnë se përmbante “qendër komanduese dhe pika vrojtimi”, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu kanë bërë të ditur se po vazhdojnë me “eliminimin e terroristëve”. Në anën tjetër akoma mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur mbrëmë, por nga ministria e Shëndetësisë në Gazë që udhëhiqet nga Hamasi, thuhet se mbi 30 persona janë vrarë në sulmet ajrore të izraelitëve në kampin e refugjatëve.

“Nga lumi deri në det” – çfarë fshihet prapa sloganit palestinez që jehoi nga mijëra protestues anembanë botës
Lexo po ashtu “Nga lumi deri në det” – çfarë fshihet prapa sloganit palestinez që jehoi nga mijëra protestues anembanë botës

E izraelitët kanë bërë të ditur se po hetojnë nëse trupat e tyre në atë kohë po operonin në atë zonë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka njoftuar ae mbi 9.400 persona janë vrarë nga 7 tetori, kur izraelitët filluan bombardimet në Rripin e Gazës në shenjë hakmarrje ndaj sulmit të Hamasit mbi qytetet izraelite, ku si pasojë humbën jetën 1.400 persona dhe 240 tjerë u morën peng. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga

Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga "përmbytjet e shekullit"

Evropa
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Botë
Kalo në kategori