LAJMI I FUNDIT:

Ushtria e Mianmarit i vërsulet demonstruesve me veturë, humbin jetën pesë persona – publikohen pamjet rrëqethëse

Ushtria e Mianmarit i vërsulet demonstruesve me veturë, humbin jetën pesë persona – publikohen pamjet rrëqethëse

Pesë demonstrues janë vrarë, e të paktën 15 tjerë janë arrestuar, pasi që forcat e sigurisë në Mianmar kryen aksionin e bastisjes kundër atyre që supozohet se kryen grusht-shtet, raportojnë mediat lokale.

Dëshmitarët okularë kanë bërë të ditur për Reuters, se dhjetëra persona janë lënduar e fotografitë dhe videot e publikuara nëpër rrjetet sociale, tregojnë sesi një veturë godet demonstruesit dhe trupat që qëndrojnë të shtrirë nëpër rrugë, transmeton Telegrafi.


Në Yangon sot është mbajtur edhe një protestë, pavarësisht dhunës që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Protestat kundër luftës janë paralajmëruar sërish edhe pas vrasjes së mbi 1,300 njerëzve që nga grusht-shteti i 1 shkurtit.

Opozita ka bërë të ditur se është e tmerrshme të shohësh sesi demonstruesit paqësor po vriten. E në video shihet vetura me ushtarë duke shtypur demonstruesit. /Telegrafi/