LAJMI I FUNDIT:

Ushtria e Kosovës bashkon pozitën e opozitën

Ushtria e Kosovës bashkon pozitën e opozitën

Kundërshtimet e Listës Serbe për formimin e ushtrisë së Kosovës vazhdojnë tash e sa vjet, kështu Qeveria e Kosovës ka zgjedhur që këtë ta bëjë përmes ndryshimeve ligjore.

Pasi Qeveria e votoi tre projektligje që lidhen me transformimin e FSK-së, Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së dhe i procedoi ato në Kuven, i ka hapur rrugë mbajtjes së seancës plenare.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se është zgjedhur kjo kohë për të finalizuar këtë çështje meqë në këtë mënyrë kjo nuk do të futej për diskutim në dialogun Kosovë –Serbi, dhe se kjo çështje e rëndësisë nacionale nuk do duhej të mbetej në dorë ne Listës Serbe.

“Vlerësoj që aspekti politik, arsyeja pse është gjetë ky moment mund të jetë edhe fakti që jemi në dialog me Serbinë dhe si një çështje të cilën nuk duan pala kosovare të diskutohet në kuadër të dialogut, dhe si një çështje që nuk duan të jetë në dorën e Listës Serbe, të përdoret vetoja e tyre për ta bllokuar këtë çështje që konsiderohet si me rëndësi nacionale dhe që do ta konsolidojë edhe më tej sovranitetin e shtetit të Kosovës”, thotë jo.

Krasniqi e sheh si pozitiv qëndrimin e partive politike në vend lidhur me transformimin e FSK-së, dhe se ky është një prej rasteve të rralla kur partitë politike në Kosovë gjejnë konsensus.

Pozitë e opozitë në Komisioni për Mbikëqyrjen e FSK-së u pajtuan për procedimin tutje të pakos me projektligjet e FSK-së dhe të gjithë u zotuan se do të japin përkrahjen e tyre maksimale për të finalizuar këtëçështje kur të shkojë në seancë plenare në Kuvendi ne Kosovës.

Ndërkohë që Lista Serbe, tregoi edhe një herë se kundërshton formimin e ushtrisë së Kosovës.

Deputeti Zoran Mojsinoviq tha se Lista Serbe është kundër shndërrimit të FSK-së në ushtri dhe, sipas tij, kjo po bëhet në kundërshtim me rekomandimet e marra nga NATO.

“Jam i befasuar se kjo është në kundërshtim me rekomandimet e marra nga NATO gjatë vizitës sonë të përbashkët këtë vit në Bruksel. Për bashkësinë serbe, e vetme nga forcat ushtarake është e pranueshme KFOR-i dhe me vetë këtë Lista Serbe nuk do të mbështesë këto ligje”, tha ai.

Por, deputeti Rexhep Selimi thotë se tash nuk u duhet përkrahja e Listës Serbe për të bërë ushtrinë.

“Asgjë nuk po na duhet dorën në zemër, as që po kërkoj madje. Po t’i bie shkurt, as që duam mbështetjen e tyre, ka katër vite e gjysmë që na vonojnë, por  e mbajnë peng shtetin e Kosovës. Jo që nuk e kërkoj, madje as nuk e dua mbështetjen e listës serbe”, tha ai

Ai zotohet se do të kryejnë detyrën që u takon për transferimin e FSK-së, por thotë se mes dy lexime të projektligjeve duhet punuar më shumë, meqë sipas tij, ka mungesa brenda tyre.

“Ja dy-tre gjëra që i mungojnë, dhe janë esenciale, këtij projektligji për tu bërë ligj, do të insistojmë që t’i fusim…. Kemi të bëjmë me nenin 4 dhe nenin 28 të këtij projektligji, neni 4 është misioni dhe detyrat e FSK-së, poashtu neni 28 ka të bëjë me dispozitat kalimtare. Sido që të jetë ne në grupet punuese dotë japim mendimin tonë profesional, dhe një tendencë për ta avancuar për ta bërë vërtetë Forcës e Sigurisë sëKosovës njëForcë ushtarake, me mision ushtarak, në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës, gjë që në këtë ligj nuk parashihet”, tha ai.

Edhe pse transformimi i FSK-së po bëhet me ndryshime ligjore dhe jo kushtetuese, njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu thotë se kjo nuk do të paraqes ndonjë problem për avancimin e Forcës në të ardhmen.

“Qeveria e Kosovës ka shkurtuar kohën, apo këtë kohë të humbur të transformimit të FSK-së në ushtri, dhe ka përdorur forcën e ligjit, ndërrimit të amendamentimit të ligjit dhe sigurisht që FSK nuk do të pësojë asnjë ndryshim negativ nëse këto aprovohen në parlament dhe fillon shtegtimi i saj për formimin e ushtrisë. Sigurisht që prej këtyre tre ligjeve do të derivojnë edhe të tjerat të cilat dotë përkufizojnë edhe më tutje këtë mandat të FSK-së, ndërsa emri i FSK-në nuk ndryshon por kur mund të piqen kushtet, pas një kohe të caktuar edhe kushtetuta mund të amandamentohet. Me rëndësi është fillimi i shtegtimit të ndërrimit të mandatit të saj në ushtri”, thotë ai.

Transformimi i FSK-së në ushtri do të konsolidonte edhe mëtej sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Për transformimin e saj, Qeveria e Kosovës dorëzoi në Kuvend pakon me tre projektligje që përfshin projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, projektligjin për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Ndërsa për t’u bërë transformimi me ndryshime kushtetuese, siç ishte bërë përpjekje të bëhet disa vjet më parë, nevojiten dy të tretat e deputetëve, dhe po ashtu dy të tretat e deputetëve të pakicave. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori