LAJMI I FUNDIT:

Ushtria amerikane armatos aeroplanët luftarakë me raketën e re me rreze të gjatë, AIM-260

Ushtria amerikane armatos aeroplanët luftarakë me raketën e re me rreze të gjatë, AIM-260

Ushtria amerikane është duke zhvilluar raketën e re me reze të gjatë ajër-ajër, kjo për faktin se Kina dhe vendet e tjera si Rusia janë duke tentuar të zhvillojnë raketat që tashmë ushtria amerikane i përdor prej shumë vitesh në aeroplanët e tyre luftarakë.

Bëhet fjalë për raketën ajër-ajër AIM -260 ndryshe e njohur si Joint Air Tactital Missile (JATM), që synon të zëvendësojë raketën me rreze të mesme AIM-120 që aktualisht e përdorin aeroplanët ushtarakë amerikanë, transmeton Telegrafi.

“Planifikohet të jetë armë dominante ajër-ajër për aeroplanët tanë”, ka deklaruar gjenerali Anthony Genatempo, që njëherit udhëheq divizionin e programit të armëve të forcave ajrore amerikane.


“Ka një rreze më të gjatë sesa AMRAAM”, ka thënë ndër tjera gjenerali amerikan, duke shtuar se raketa ka “aftësi tjera dhe mund ta ndjek shënjestrën në ajër”.

Rusia dhe Kina vazhdimisht mundohen të qëndrojnë në hap me kohën dhe mundohen të ndjekin zhvillimet teknologjike të SHBA-së, në veçanti mundohen t’i bëjnë “konkurrencë” aeroplanit ushtarak të gjeneratës së pestë F-35 Lightning II Joint Strike, por deri më tani asnjë fluturake nuk është dëshmuar se mund t’i afrohet këtij aeroplani që konsiderohet “mbreti i qiellit”.

Megjithatë, ushtria amerikane ka vendosur të reagojë pas raportimeve se Kina është duke punuar në raketën PL-15 që kontrollohet me GPS, dhe ka rreze të gjatë që ndryshe njihet si VLRAAM, apo më saktësisht ka një rreze prej 200 kilometrave. Gjithashtu ushtria kineze pretendon se është duke punuar në zhvillimin e raketës tjetër PL-21 që ka një rreze prej 300 kilometrave apo 125 miljeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Kalo në kategori