LAJMI I FUNDIT:

Ushtari i ekzekutuar ukrainas, u qëllua nga një grup neo-nazist rus i drejtuar nga famëkeqi i njohur me nofkën “serbi”?

Ushtari i ekzekutuar ukrainas, u qëllua nga një grup neo-nazist rus i drejtuar nga famëkeqi i njohur me nofkën “serbi”?

Michael Colborne, një anëtar i grupit me ndikim të medias investigative Bellingcat, postoi në Twitter se njësia neo-naziste Rusich, e cila po lufton si pjesë e grupit mercenar rus Wagner në Ukrainë, ishte në mesin e atyre që shpërndanë videon e ekzekutimit të një ushtar ukrainas i zënë rob që u ekzekutua në mënyrën më mizore.

Ata e kanë publikuar videon në kanalin e tyre në Telegram, të shoqëruar me fjalët “Më në fund një reagim normal”, transmeton Telegrafi.


Bashkëthemeluesi dhe komandanti i grupit Rusich është Aleksey Milchakov, një 31-vjeçar me nofkën “serbi”.

“Biografia” e Milchakovit është një histori horror. Ai dyshohet për krime lufte dhe është sanksionuar nga SHBA, BE, Britania e Madhe, Kanadaja dhe vende të tjera që nga viti 2022. Ai është i lidhur me krimet në Siri dhe Ukrainë. Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e tij me tatuazh në krah me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Ai u shfaq në opinion dhe fitoi vëmendje në vitin 2011 kur filmoi veten duke torturuar dhe prerë kokën një qeni. Ai e kishte postuar videon në internet. Në faqen e tij VK (një rrjet social rus), bëri thirrje për vrasjen e njerëzve të pastrehë, këlyshëve dhe fëmijëve.

Ai u mburr hapur për fotografimin e trupave të ukrainasve të gjymtuar dhe të djegur, dhe njihet gjithashtu për prerjen e veshëve të kufomave ukrainase dhe ‘gdhendjen’ e svastikave në fytyrat e tyre.

Para se të shkonte për të luftuar në Donbas në vitin 2014, Milchakov publikoi dokumente në faqen e tij VK që lavdëronte kriminelin e luftës Zheljko Razhnatoviq Arkan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
Kalo në kategori