LAJMI I FUNDIT:

Ushtari amerikan nuk shpallet fajtor për vrasjen e një luftëtari të ISIS-it

Ushtari amerikan nuk shpallet fajtor për vrasjen e një luftëtari të ISIS-it

Një pjesëtar i marinës amerikane nuk u gjet fajtor për vrasjen e një luftëtari të plagosur të grupit militant Shteti Islamik (IS), që ndodhej nën kujdesin e tij në vitin 2017, në qytetin Mosul të Irakut.

Gjykata ushtarake në San Diego e shpalli Edward Gallagherin të pafajshëm nga të gjitha akuzat, përveçse për fotografitë me trupin e një robi të vdekur.


Dënimi maksimal për fotografitë me një kufomë është katër muaj, por Gallagher ka shërbyer tashmë nëntë muaj në paraburgim.

Dy ushtarë nën komandën e Gallagherit dëshmuan se ata e panë atë duke e therur të plagosurin në qafë.

Prokurorët ushtarakë po ashtu argumentuan se mesazhet dhe fotografitë e Gallagherit ishin inkriminuese.

Në disa prej tyre Gallagher dukej duke mbajtur militantin e vdekur nga flokët dhe duke mbajtur një thikë në dorën tjetër.

Por, avokatët mbrojtës të Gallagherit argumentuan se akuzat kundër tij janë fabrikuar nga ushtarë të pakënaqur të grupit të tij që donin ta largonin nga komanda.

Një gjeneral irakian dëshmoi se Gallagher nuk e ka goditur luftëtarin e Shtetit Islamik.

Një rreshter i marinës amerikane po ashtu dëshmoi se Gallagher e ka lëvizur trupin e militantit, pasi ai ka vdekur nga plagët e marra në një sulm ajror, dhe se ai nuk ka parë plagë në qafën e militantit. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Me revole u fut në kishë gjatë meshës, tentoi të qëllonte pastorin – kamerat filmuan sulmin në Pennsylvania

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori