LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët verikoreanë dhe eprorët e tyre marrin urdhër nga lartë: Mbroni me jetë liderin tuaj, Kim Jong-un

Ushtarët verikoreanë dhe eprorët e tyre marrin urdhër nga lartë: Mbroni me jetë liderin tuaj, Kim Jong-un

Rreth 1,2 milion ushtarë të Koresë së Veriut, u është bërë thirrje që me jetën e tyre ta mbrojnë liderin e këtij vendi.

Mediat që kontrollohen nga Pyongyangu, i kanë bërë thirrje 1,2 milion ushtarëve verikoreanë të qëndrojnë pas liderit Kim Jong-un, dhe ta mbrojnë nëse është nevoja edhe me jetë, transmeton Telegrafi.


E përditshmja “Rodong Sinum” që është nën kontrollin e kreut të shtetit, shkruan që ushtria e Koresë së Veriut dhe komandantët e saj duhet të jenë “kështjellë e pathyeshme dhe mur i çeliktë, të përkushtuar ta mbrojnë me jetë Kim Jong-un”.

Kjo e përditshme ka bërë thirrje për formimin e një ushtrie më të avancuar dhe moderne, për të qenë “gardian i shtetit dhe popullit”. Së fundmi në Pyongyang kishte bërë një apel të ngjashëm, që populli të qëndrojë pran Kim në kohët e vështira.

Siç raporton AP, disa ekspertë besojnë se Kim është duke kaluar nëpër momentet më të vështira të karrierës së tij 10-vjeçare në krye të vendit – kjo për shkak të pandemisë, sanksioneve të Kombeve të Bashkuara dhe menaxhimit të dobët në vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori