Ushtarët ukrainas gjejnë pak kohë të lirë të interpretojnë një këngë të pianistit dhe kompozitorit italian

Dy ushtarë ukrainas kishin gjetur pak kohë të lirë, që të performojnë një pikë të pianistit dhe kompozitorit Italian Ludovico Einaudi.
Është interesant se ata u shfaqën para disa mbrojtëse të çelikta, që zakonisht përdoren për të parandaluar avancimin e mëtejmë të forcave pushtuese ruse.
Ukrainasit shihen duke interpretuar në mënyrën më të mirë të mundshme, një këngë të italianit Einaudi.
Sipas ushtrisë së Kievit, muzika është ajo që po u jep akoma më shumë forcë që të vazhdojnë kundërsulmet ndaj rusëve.
E kjo e dëshmon edhe një herë thënien popullore se “vaji i burrit është kënga”.
Kjo nuk është hera e parë që ushtarët e Volodymyr Zelenskyt, shfaqin anën e tyre artistike në vijën e frontit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/07/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































