Disa qytetarë i nxjerrin me dhunë, në disa shtinë me armë - ushtarët rusë kështu iu përgjigjen kundërshtuesve të pushtimit të Ukrainës

Autoritetet ruse po vazhdojnë të arrestojnë njerëzit që kundërshtojnë pushtimin e Ukrainës.
Në rajonin Tula, oficerët rusë përdorën armë kundër një banori vendas, i cili nuk ishte i armatosur.
Ai thuhet se ka "diskredituar” forcat e armatosura ruse dhe pritet të dal para një gjyqi.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen disa qytetarë duke u nxjerrë me forcë nga shtëpitë e tyre gjersa ushtarët shtinë me armë drejt një apartamenti.
Sipas raportimeve të mediave, i dyshuari ka derdhur lëng të ndezshëm mbi veten dhe është përpjekur të flijohet.
Ndryshe, parlamenti rus ka miratuar kohë më parë një ligj që dënon çdo kë që kundërshton pushtimin e shtetit ukrainas. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































