LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët izraelitë tmerrojnë fëmijën palestinez që kishte humbur lodrën e tij (Video, +18)

Ushtarët izraelitë tmerrojnë fëmijën palestinez që kishte humbur lodrën e tij (Video, +18)

Videoja e një vogëlushi duke u tërhequr zvarrë nëpër lagjen e tij nga ushtarët izraelit, të cilët e detyrojnë me forcë t’i ndihmojë në identifikimin e fëmijëve të cilët akuzoheshin se kishin gjuajtur me gurë në qytetin Hebron të Palestinës, është publikuar në internet, shkruan The Independent.

Tetëvjeçari Sufian Abu Hitah nuk iu kishte bind urdhrave të nënës që të mos largohet nga shtëpia e gjyshit, pasi ai kishte dalë nëpër rrugë për ta kërkuar lodrën që e kishte humbur, kur u kap nga një grup prej rreth 15 ushtarëve të cilët i kërkuan në gjuhën arabe t’ua tregojë emrat e fëmijëve të cilët kishin gjuajtur gurë dhe koktej molotovi afër vendbanimit izraelit në Kiryat, transmeton Telegrafi.


Me sy të mbushur me lot, vogëlushi u kishte thënë ushtarëve se nuk din asgjë. Sidoqoftë, ai është tërhequr zvarrë dhe është futur shpi për shpi edhe pse kishte mbathur vetëm çorape.

Por pas kësaj skene të pakëndshme në ndihmë i dolën disa gra, të cilat e tërhiqnin me forcë nga duart e ushtarëve të cilët pas një orë e liruan.

Sipas organizatës izraelite për të drejtat e njeriut B Tselem, incidenti që ishte filmuar nga dy banorë lokalë ka ndodhur më 19 mars. /Telegrafi/