LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët izraelitë sillen vrazhdë me ekipin e televizionit publik gjerman, i pyetën nëse janë hebrenj

Ushtarët izraelitë sillen vrazhdë me ekipin e televizionit publik gjerman, i pyetën nëse janë hebrenj

Ushtarët izraelitë kanë ndalur një ekip të televizionit gjerman ARD derisa po ktheheshin nga Bregu Perëndimor, duke i kërcënuar me armë, raportojnë mediat gjermane.

Incidenti ka ndodhur të dielën pasdite, pasi që ekipi i televizionit publik Bayerische Rundfunk (BR), që punon nga Tel Avivi po kthehej nga terreni – ku kishin realizuar një reportazh mbi të zhvendosurit izraelitë që dyshohet se ushtruan dhunë mbi palestinezët.


Korrespondenti Jan-Christoph Kitzler ka thënë se ushtarët izraelitë i kishin ndalur në jug të qytetit Hebron, dhe i kishin mbajtur për një orë.

Rrëfimi i palestinezes, si fëmijë u konfrontua me izraelitët që donin t’ia arrestonin vëllain – 11 vite më vonë përfundoi prapa grilave
Lexo po ashtu Rrëfimi i palestinezes, si fëmijë u konfrontua me izraelitët që donin t’ia arrestonin vëllain – 11 vite më vonë përfundoi prapa grilave

Gjatë asaj kohe, ushtarët kanë patur sjellje agresive sipas Kitzler, duke i kërcënuar me armë, transmeton Telegrafi.

“Ushtarët na kërcënonin me armë dhe na pyesnin nëse jemi hebrenj. Një nga koleget tona e quajtën tradhtare”, tha Kitzler.

E situata u qetësua pas më shumë se një ore, kur në vendin e ngjarjes arritën ushtarët dhe policët e tjerë izraelitë.

Izraelitët pretendojnë se Hamasi po i shfrytëzon spitalet si pozicione ushtarake – publikon dëshmi dhe imazhe satelitore
Lexo po ashtu Izraelitët pretendojnë se Hamasi po i shfrytëzon spitalet si pozicione ushtarake – publikon dëshmi dhe imazhe satelitore

Bayerische Rundfunk konsideron këtë incident si sulm ndaj lirisë së medias. Kitzler theksoi se ekipi i tij ishte identifikuar qartë si gazetarë të akredituar, dhe se gjendeshin larg zonë ku është e ndaluar qasja për gazetarë.

Ai gjithashtu dënoi ashpër sjelljet e ushtarëve izraelitë, duke i cilësuar si të papranueshme. E zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka bërë të ditur se është duke u hetuar rasti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Azia
Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Azia
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Kalo në kategori