LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi i vogëlushëve

Ushqimi i vogëlushëve

Kur fëmija mbush dy vjeç, ulet nevoja e organizmit për energji për shkak të ngadalësimit të zhvillimit trupor dhe zvogëlimit të nevojave relative për energji, ndërkaq shënon zvogëlimin numrit racioneve të nevojshme

Është me rëndësi të përmendet se si në to patjetër duhet të jenë të përfaqësuara të gjithë përbërësit kryesorë ushqyes.

Në moshën e këtillë fëmija gradualisht mësohet me ushqimin e të rriturve, transmeton Telegrafi.

Sasinë e ushqimit dhe numrin e racioneve duhet që më parë të përshtatet shijes së fëmijës, mirëpo më mirë është që fëmijës së vogël në ditë t’i jepen 5 racione, më saktësisht tri racione kryesore dhe dy mesracione.

Fëmijët nuk duhet detyruar për të ngrënë (është e nevojshme të kihet parasysh që nevojat e tyre energjike janë më të vogla).

Është me rëndësi që fëmija të pijë lëngje të mjaftueshme, aq më parë ujë.

• Menyja e mëngjesit zakonisht përbëhet nga buka me gjalpë, xhem dhe qumësht.

• Në drekë është e mundshme t’i përgatisë supë, perime, pemë, ndërkaq mish dhe mëlçia i jepen disa herë në javë.

• Në mbrëmje i përgatisin djathë nga qumështi i lopës, vezë, salsiçe dhe bukë me gjalpë dhe qumësht.

• Si mesracon i jepen qumësht, çaj, kakao dhe biskota.

Ushqimi duhet të jetë sa më i llojllojshëm, i gatuar me shije dhe në mënyra të ndryshme, mirëpo është me rëndësi që të mos kenë shumë kalori. /Telegrafi/