LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi i duhur është thelbësor për lëkurën

Ushqimi i duhur është thelbësor për lëkurën

Mënyra e të ushqyerit ka një rol të veçantë për lëkurën. Një dietë që nuk përmban yndyra mund ta përkeqësoj tharjen e lëkurës.

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
facebook.com/estethica.prishtine
044/049 344-284, 038/733-407

Është arsye e mjaftueshme kjo që herë pas herë të hani ushqim të pasur me yndyrë nëse nuk doni të keni rrudha dhe humbje të elasticitetit para kohës.


Zgjidhja: Mos i konsideroni yndyrat si ushqim i ndaluar. Hani produkte të pasura me omega 3 acide, si peshk, farë liri, arra dhe vaj ulliri. Këto yndyra acidike ndihmojnë për lëkurë të tharë sepse janë ndër elementet kryesore të sebumit (yndyrës në lëkurë) – pra e shtojnë yndyrën natyrale të lëkurës.

Një tjetër arsye nga dieta që shkakton lëkurë të thatë është përdorimi i tepërt i alkoolit, i cili është një dehidrues famëkeq. Do të ishte i mirëseardhur kontrollimi i pijeve alkoolike dhe pirja e mjaftueshme e ujit – deri në 2 litra në ditë.

Edhe pse disa ekspert nuk pajtohen që hidrimi vjen nga brenda, askush nuk mund ta mohojë që qelizat kanë nevojë për ujë për të funksionuar si duhet. /Telegrafi/