LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi i gjelbër që duhet ta hani për të shpejtuar metabolizmin

Ushqimi i gjelbër që duhet ta hani për të shpejtuar metabolizmin
(Foto: HealthDigest)

Nëse jeni duke fituar peshë shpejt, lajmi i mirë është se mund ta përshpejtoni metabolizmin nëse në dietën tuaj përfshini një ushqim të gjelbër veçanërisht të dobishëm.

Po flasim për spinaqin, i cili është i pasur me hekur dhe magnez. Nëse keni pasur ndonjëherë nivele të ulëta hekuri në trupin tuaj, me siguri jeni ndier të lodhur dhe të plogësht shumicën e kohës. Duhet të marrim hekur sepse në të kundërt mund të ndodhë çrregullim në punën e hormoneve të tiroides që stimulojnë metabolizmin.

Magnezi është një mineral i nevojshëm për ruajtjen e energjisë dhe metabolizmit. Pa magnez, trupi ynë nuk do t’i përpunojë në mënyrë efikase kaloritë nga ushqimi, raporton revista Eat This, Not That.


(Foto: ToI)

Sigurisht, spinaqin mund ta hani të papërpunuar ose të gatuar. Megjithatë, mos harroni ta shpërlani mirë përpara se ta konsumoni. Mund ta copëtoni dhe ta vendosni në një mikser.

Nëse dëshironi, shtoni pak xhenxhefil dhe selino për të përmirësuar shijen dhe për të rritur vlerën ushqyese të lëngut. Shtrydhni pak limon dhe përziejini të gjithë përbërësit. Kullojeni lëngun. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori