LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi fantastik që ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe koha më e mirë e ditës për ta ngrënë atë

Ushqimi fantastik që ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe koha më e mirë e ditës për ta ngrënë atë

Është e pranuar gjerësisht se ajo që hamë mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë.

Dhe kur bëhet fjalë për artritin qëllimi kryesor është reduktimi i inflamacionit. Sipas një eksperti, një lloj i caktuar vaji gatimi mund ta bëjë këtë.

Duke folur me Express.co.uk, Sas Parsad – themeluesi i The Gut Co – tha: “Vaji i ullirit, veçanërisht vaji i ullirit ekstra i virgjër pasi është forma më pak e përpunuar e vajit të ullirit, është fantastik në reduktimin e inflamacionit”.

Ai tha se ngrënia e tij në një kohë të caktuar të ditës mund të maksimizojë përfitimet e tij. “Është mirë ta konsumoni atë në mëngjes, pasi në këtë mënyrë absorbohet më lehtë nga bakteret në zorrë”, shpjegoi ai.

Përdorimi i vajit të ullirit për problemet me kapsllëkun
Lexo po ashtu Përdorimi i vajit të ullirit për problemet me kapsllëkun

“15 mililitra janë të mjaftueshme, dhe shtimi i një pike limoni mund ta bëjë atë më të shijshëm, ndërkohë që trupi juaj mund të shijojë gjithashtu përfitimet shëndetësore të lëngut të limonit”.

Zoti Parsad rekomandoi disa ushqime të tjera për të ndihmuar me gjendjen. Ai shpjegoi: “Dhimbja në nyje është zakonisht një simptomë e inflamacionit në trup, kështu që për ta kufizuar këtë, duhet të hani ushqime që reduktojnë inflamacionin”.

Ushqimet që duhet shmangur nëse vuani nga artriti
Lexo po ashtu Ushqimet që duhet shmangur nëse vuani nga artriti

“Acidet yndyrore omega-3 reduktojnë proteinat inflamatore në trup, si dhe përmirësojnë funksionin e trurit dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe sëmundjeve të tjera kronike”.

“Omega-3 mund të gjendet në shumë peshq të ujit të ftohtë si toni, salmoni dhe sardelet, arrat dhe farat, ose mund të merrni një suplement ditor. Antioksidantët që gjenden në frutat shumëngjyrëshe gjithashtu mund të bëjnë mrekulli për inflamacionin që shkakton dhimbje kyçesh”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori