0Shares

Shumica e grave të cilat presin të bëhen nëna e dinë se duhet shmangur konsumimin e sushit dhe alkoolit gjatë shtatzënisë, por çfarë ushqime tjera nuk bën t’i konsumoni për nëntë muaj?

Sipas nutricionistet australiane Melanie McGrice, ka shumë ushqime të cilat mund ta dëmtojnë beben nëse hahen gjatë shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

Normalisht, alkooli është diçka të cilët të gjithë e dimë se nuk bën ta konsumojmë gjatë shtatzënisë, por edhe tiramisuja është një ushqim me të cilin duhet të mbani distancë sepse mund t’ju shkaktojë t’i kaloni sasitë e rekomandueshme të kafeinës nëse gjithashtu pini kafe apo çaj.

Shtatzënia është periudha më e rëndësishme e jetës së çdo gruaje sepse mënyra si ushqehet ajo ka ndikim të madh në beben e saj.

Nuk mjafton vetëm marrja e multivitaminave gjatë shtatzënisë, por sugjerimet e ekspertëve përfshijnë edhe ngrënien e pastave, orizit, dhe ushqimeve tjera të cilat janë burim i mirë i hekurit, folatit, etj. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)